BACK TO TOP

Porto Palermo Festival - Edition 2024

Festivali i Porto Palermo nga 15 korrik -15 gusht, të ftuar artistë shqiptarë dhe të huaj

Violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Olen Cesari rikthehet sërish në Shqipëri. Jo thjesht me koncertin e tij tashmë të përvitshëm recital në Pallatin e Kongreseve, por si organizator i edicionit të dytë të Festivalit të Porto Palermos në Himarë prej datës 15 korrik e deri më15 gusht, plot një muaj, një nismë kushtuar muzikës dhe kërcimit klasik

Festivali është pjesë e një projekti të ideuar në vitin 2021 në kuadër të kremtimeve me rastin e 30-vjetorit të miqësisë midis Italisë e Shqipërisë dhe mbështetet edhe nga Ambasada e Italisë dhe nga Ministria shqiptare e Kulturës.

Përveç Olen Cesarit, Festivali do të ketë artistë të shumtë të ftuar për të dhënë koncerte.

Nga Shqipëria: Dren Abazi, Vikena Kamenica, Marsela Çibukaj, Kastriot Tusha dhe Adrian Trebicka apo grupi i jazz-it Ajs Quartet,ndërsa të ftuar nga jashtë, sidomos nga Italia, vendi ku jeton Olen Cesari, artistë si Enrico Giaretta, Michael Rodi, Paolo Cozzolino, Roman Gomez.

SOURCE

https://lajme.rtsh.al/artikull/festivali-i-porto-palermo-nga-15-korrik-15-gusht-te-ftuar-artiste-shqiptare-dhe-te-huaj
Porto Palermo Festival

Porto Palermo Festival on social networks