”Porto Palermo Festival”, Olen Çesari në një muaj mbledh artistë shqiptarë dhe të huaj
Ka nisur në Kalanë e Porto Palermos, festivali muzikor i organizuar nga violinisti Olen Çesari, i cili bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj. Ky festival synon gjithashtu rikthimin e vëmendjes në vlerat e trashëgimisë kulturore.
Si asnjëherë më parë në kalanë e Ali Pashë Tepelenës, në Porto Palermo, e cila njëkohësisht shërbeu edhe si port, ndizen dritat jo vetëm për të nxjerrë në pah këtë bukuri të historisë por për të pritur në hapësirat e lashta, festivalin më të gjatë artistik të kësaj vere, të organizuar nga violinist virtuoz Olen Çezari.
Punën e madhe dhe dëshirën për të ngjallur jetën artistike, të ndërthurur me Historinë ai e rrëfen për udhëtarët tanë, të cilët nuk mund të mos shijonin netët kushtuar muzikës.
“Porto Palermo është një nga perlat e burimeve shqiptare”, tregon artisti për arsyen e përzgjedhjes së këtij destinacioni.
Festivali i cili ka nisur që në 16 Korrik do të vazhdojë për çdo fundjave në hapësirat kalasë, duke bashkuar jo vetëm artistë shqiptarë por edhe të huaj.
“Publiku na shikon në 360 gradë, ne jemi në mes të të pranishmëve”, shprehet Olen Çazari.
Mirëpo Olen Cezari rrëfen edhe shumë projekte të tjera për të cilat po punon, ndërsa pohon se tashmë ka gati edhe një album.
“Kam një disk gati por akoma nuk kemi vendosur se kur do ta publikojmë”, tregon artisti.
Këtë fundjavë nga Italia mbërritën artistët e Opera Pop. Porto Palermo Festival do të shoqëroj çdo udhëtar që drejtohet për në Jug të Shqipërisë deri më 14 Gusht.
SOURCE
https://euronews.al/porto-palermo-festival-olen-cesari-ne-nje-muaj-mbledh-artiste-shqiptare-dhe-te-huaj