BACK TO TOP

Porto Palermo Festival - Edition 2024

“Porto Palermo Festival”, me violinistin Olen Cesari dhe artistë të tjerë të njohur

“Porto Palermo Festival” bën bashkë artistë të njohur, dhe synon rikthimin e vëmendjes në vlerat e trashëgimisë. Violinisti i njohur Olen Cesari në Porto Palermo do të realizojë festivalin, që do të zhvillohet nga data 15 korrik deri më 15 gusht, në çdo fundjavë. Në festival bashkë me Cesarin janë dhe emrat më të njohur të muzikës klasike dhe të lehtë, me qëllim kthimin e vëmendjes tek kjo vlerë e harruar e trashëgimisë kulturore. Artisti Olen Cesari shprehet ndër të tjera se komuniteti duhet të reagojë për perlën natyrore në Porto Palermo. “Mesazhi principal që unë dua, është shteti, komuniteti, njerëzit, të fillojnë të reagojnë për atë perlë natyrore që kemi në Porto Palermo. Për shumë motive ajo zonë nuk është zhvilluar, por në momentin që ai vend ka një ndërhyrje të vogël, ajo bëhet si pika turistike më e rëndësishme”, shprehet ai. Iniciativës së violinistit Olen Czari do t’i bashkohen dhe artistët si Inva Mula, Gëzim Myshketa, Kastriot Tusha, Vikena Kamenica, apo këngëtaret e muzikës xhaz Elina Duni dhe Marsela Cibukaj. Në konferencën për shtyp të hënën ishte i pranishëm dhe ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci. Festivali do të zhvillohet në kështjellën e Ali Pashës organizuar nga muzikanti i madh italo-shqiptar Olen Cesari me mbështetjen e Ambasadës Italiane, Ministrisë së Kulturës, etj. Në faqen e ambasadës thuhet se festivali do të shohë pjesëmarrjen e muzikantëve të rëndësishëm. “Marrëdhënia e veçantë që lidh Italianë dhe Shqipërinë ushqehet nga shumë aspekte, duke filluar nga sporti, në ekonomi, në kulturë, në muzikë. Me këtë event ne festojmë tridhjetë vjetorin e miqësisë mes dy vendeve. Është edhe shenjë e rimëkëmbjes pas një periudhe të errët të shënuar nga pandemia. Falënderojmë Olen Cesarin, që përmes muzikës ka bërë të mundur ndërthurjen e dy popujve dhe dy kulturave!”, thuhet në faqen e ambasadës për festivalin, që do të nisë më datë 15 korrik.

SOURCE

https://sot.com.al/kultura/porto-palermo-festival-me-violinistin-olen-cesari-dhe-artiste-te-tjere-t-i452544
Porto Palermo Festival

Porto Palermo Festival on social networks